Të dashur miq!
Kam marrë vendimin të nis një rrugëtim të ri, atë të shërbimit ndaj qytetarëve, në pozicionin e këshilltarit në Këshillin e Bashkisë së Shkodrës. Ndjehem i vlerësuar, i privilegjuar që jam propozuar dhe zgjedhur në listën e Partisë Lëvizja e Legalitetit, një subjekt politik që ka në themel familjen dhe vlerat e saj të padiskutueshme.
Me ekspertizen në fushën e së drejtës dhe atë sociale, kam mundur t’u shërbej këto vite dhjetra qytetarëve. Aftësitë dhe mundësitë e mia, tashmë shpresoj të kem mundësi ti vë në sherbimin e të gjithë bashkëqytetarëve, si një zë i fortë në mbrojtje të interesit publik.
Sigurisht, gjatë këtyre ditëve do të bashkëbisedojmë nga afër por edhe përmes rrjeteve sociale prandaj nuk dua të zgjatem shumë në këtë mesazh të parë.
Dua të falenderoj ata që më nxitën dhe mbështetën të hedh këtë hap të rëndësishëm dhe me përgjegjësi të madhe për mua. Fillimisht, strukturat e Partisë Lëvizja e Legalitetit, familjen dhe të afërmit që janë e do të jenë mbështetja ime më e madhe. Dua të falenderoj miqtë, shokët e të njohurit, të cilëve u premtoj publikisht, siç edhe të gjithë shkodranëve, që do të jem në çdo moment në sherbimin tuaj.
Përpara kemi një sfidë jo të lehtë. Vepra e atyre mijëra patriotëve që krijuan dhe mbajtën gjallë Partinë Lëvizja e Legalitetit, e cila vazhdon të ruhet e përtërihet nga brezi në brez me krenari të ligjshme, është vlera që më nxiti të futem në këtë rrugëtim!
Na priftë e mbara për ti shërbyer Shkodrës tonë e shkodranëve tanë! /Publikuar në Facebook nga Plarent ANAMALI, kryesues i listës së Këshillit Bashkiak Shkodër për Partinë Lëvizja e Legalitetit/