“… lutja, agjërimi dhe mëshira, janë një gjë e vetme e marrin jetë prej njëra-tjetrës” janë fjalë nga një ipeshkëv i shek. XVIII në Ravenna, Pjetër Krisologu, letrar dhe jurist.
U bë i dyti vit që koha e kreshmes së të krishterëve përkon pjesërisht me muajin e agjërimit të vëllezërve e motrave tona myslimanë.
Agjërimi nuk i shton as nuk i heq asgjë Zotit, por neve na jep mundësinë të shohim dimensione të ndryshme të jetës tonë, duke forcuar besimin dhe shikimin esencial mbi besimin tonë dhe mbi realitetin.
Zoti i ndihmoftë të gjithë ata që në mënyrën e tyre agjërojnë, të krishterë e muslimanë, në luftën e brendshme me të keqen (xhihadi i madh) që shpesh e sulmon jetën tonë shpirtërore dhe shoqërore.
Zoti na dhashtë paqen e zemrës dhe dashuri për njëri-tjetrin! /Nga Dom Gjergj META, publikuar në Facebook/