Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka humbur motrën për shkak të COVID. Lajmin e hidhur e ka bërë vetë me dije aktori përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një foto të motrës.
“Moter moj! Bardhe moj! Pse na e vrave shpirtin?! Sa emer te bukur qe kishe moj moter por fatin jo…,kovidi i pa bese ta preu jeten ne mes .Sa vuajte moj shpirt,sa lengove moj moter.Ne mengjes kur folem me the “jam mire por kam ftohte !
”Ah pse smu ankove njeher moj zemer,ah!!! Ike moter,ike…,jemi te pafuqishem para fatit qe na ka caktuar Zoti ! Lamtumire motra ime! Lamtumire o shpirt ! Me fal por smunda ! Qofsh e Zotit,e parajses sic vet zemren kishe!”, ka shkruar ai krahas fotos.
Në rrjete sociale janë të shumtë kolegët, këngëtarët, artistët por edhe njerëzit e thjeshtë që ngushëllojnë Llakajn për këtë humbje.