Ajo është e bindur që ishte një aksident fatal. Elva Kurti, 42 vjeç, gruaja shqiptare e Rosario Tilotta, është dëgjuar ditët e fundit si dëshmitare. Gruaja, e cila ka kohë që është larguar nga Italia, ka një motër e cila jeton në zonën e Lecco. Kur lajmi për zbulimin e makinës së burrit të saj, 80 metra në thellësi të liqenit Iseo u përhap, gruaja u fut menjëherë në kontakt me karabinierët.
Nuk ka siguri që trupi i zbuluar në kabinë është i Tilotta-s, i cili u zhduk pa asnjë gjurmë në korrik 2004, kur ishte 59 vjeç.Duke pasur parasysh dek.ompozimin e përparuar të trupit, është e vështirë të zbulohet plotësisht identitetit dhe të merren materiale biologjike për testin e ADN-së.
Por nga ana tjetër, duket se askush nuk pret surpriza. Kurti nuk ka shtuar shumë në fotografinë e rikonstruktuar tashmë nga hetuesit. Ata po hetojnë për vr.asje dhe fshehje të kufomës, por hipotezat e vetëvr.asjes dhe aksidentit mbeten më shumë se të hapura.
Gruaja pretendon se kurrë nuk ka vërejtur asgjë alarmante: as që burri i saj nuk ka përfunduar në xhiro të rrezikshme dhe as që ka pasur probleme me depresionin.
Ajo mezi e kupton italishten, tani ka rindërtuar një jetë të re dhe ka dy fëmijë, njëri prej të cilëve i lindur në mars 2005. “Ai është djali biologjik i Tilotta-s”, saktëson avokati Speziale.