Shkruan në Facebook Namik Dokle, ish- kryetar i Kuvendit të Shqipërisë: Leutrimi që “ lindi përsëdyti”…
Ky djalë në mes të luleve të bardha “narcisus poeticus” të Gorës, sigurisht, është i panjohur për ju. Edhe unë vështirë se do e njihja po të mos e kisha parë këtë foto dhe emrin Leutrim Qinari, në face-book-un e tij.
Vite më parë, ai kishte një problem me zemrën që, çdo ditë e më shumë, po e çonte drejt vdekjes. Bisedova me mjekun shkodran, Astrit Beci dhe ai bëri gjithçka që ky djalë të shkonte në Itali dhe të kthehej i shëruar.
Kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet që atëherë, Leutrimi është rritur dhe, sa herë që shkoj në fshatin tim, e ëma më takon e më thotë: “Çoji të fala doktor Astritit, ai ma lindi djalin përsëdyti.”
Përshëndetje, Astrit Beci!