Arjan Çani ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, largohet nga Shqipëria pas një muaji.
Çani tha se sipas informacioneve që ka, ambasadorja Yuri Kim ikën në fund të janarit, sipas tij në një detyrë më të lartë.
“Yuri Kim në fund të janarit vete me ngritje. Për shumë gjela që ka therur… Është para mbarimit të mandatit. Në fund të janarit, ajo ikën me ngritje diku”, deklaroi Çani.
Në fakt prej javësh emri i Kim është artikuluar si kandidate për ambasadore në Korenë e Jugut. Ndoshta edhe gazetari i njohur e ka fjalën pikërisht për këtë emërim.
Kim erdhi si ambasadore në Shqipëri në janar 2020. Si rregull, mandati i një ambasadori është tre vjeçar por mbase Kim ka pranuar përfundimin para kohe të mandatit të saj në Shqipëri për tu emëruar në një seli diplomatike më të rëndësishme se e Tiranës.