Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Arben Kraja, bëri një tjetër deklaratë të fortë këtë të mërkurë, duke paralajmëruar arrestime të tjera zyrtarësh të lartë të shtetit shqiptar. Ai tha se ditët në vijim, SPAK do të dërgojë në gjyq të tjerë zyrtarë të lartë që kanë abuzuar me fondet publike.
Duke iu referuar arrestimit të dy prokurorëve dhe kryebashkiakut të Lushnjes, ditët e fundit, Arben Kraja tha se këto janë vetm fillimi i një pune që do të ketë të njëjtin ritëm dhe prioritet.
“Përparësi e SPAK është lufta kundër krimit të organiuar e korrupsionit e hetimit të rasteve ndaj zyrtarëve të lartë, por duhet të kemi parasysh se ato që ndodhën ditët e fundit 2-3 ngjarje që janë bërë publike nuk është se është fundi, është fillimi i një produkti që ka kohë që po punojmë e do vijojë me të njëjtin ritëm e përparësi.
Lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, pastrimit të parave janë prioritetet tona, kundër shkelësve e abuzuesve të fondëve publike janë priritet e do kenë produkt në vazhdimësi”.
Sipas Krajës, ajo që është me rëndësi, është që në gjykatë, këto arrestime dhe kërkesa për dënime të marrin vendim të formës së prerë.
“Kemi menduar të kapërcejme pak atë shkallën e raportimit të produktit, puna jonë mbaron kur të kemi një vendim të formës së prerë të gjykatës.
Përjashto sot që dërguam për gjykim një grup të rrezikshëm kriminal, vetëm ditët e fundit GJKKO ka dhënë vendime përfundimntre për disa grupe të rrezikshme kriminale, efektivitti i punës tonë duket te faza e fundit e jo të faza e parë që kërkon dhe kohën e nevojshme për t’u arritur.
Në raport me të ardhmen kemi shumë punë për të bërë , por është vullenti i mirë nga të gjithë prokurorët, kanë kompetencat, trajnimin, mbështetjen dhe pavarësinë e duhur për të vendour bazuar në bindjen që do kenë”