Ish-atletja e njohur Klodiana Shala ka rrëfyer si rrallë herë detaje mbi jetën e saj personale dhe dashurinë e saj të vjetër. Teksa ishte e ftuar në “Se Luan Top”, Klodiana zbuloi se partneri me të cilin ka qëndruar për shumë kohë, sot është partrneri i Luiza Gegës.
Sakaq, Shala shtoi se shkëputja nga kjo marrëdhënie e ka lënduar shumë, pasi e konsideron këtë si tronditje.
“Jemi njohur kur isha 18 vjeç e gjysmë dhe jam ndarë kur u bëra 33 vjeç. Janë goxha vite. Kam një tip që edhe po të kisha ndonjë gjë të keqe nuk dua ta them sepse 14 vite nuk janë pak. Nuk më mbajti njeri me zor gjatë asaj kohe. Erdhi një pikë që nuk kishim më respekt për njëri-tjetrin. Por jeta vazhdon, ai vazhdon karrierën pas medaljeve të mia. Ai sot është në krah të Luizës.
I uroj të dy kur marrin medalje. Edhe Luizën sepse atë pothuajse e kam rritur vetë. Si Luiza edhe shumë sportistë të tjerë vinin në shtëpinë tonë. Sepse thoja gjithmonë mua sikur zoti m’i sjell njerëzit që kanë shumë probleme, s’kanë mundësi ekonomike. Dhe kam dashur që të shkojnë të gjithë shumë larg kur kanë talent. Ky ka qenë parimi im, pavarësisht e dinë apo s’e dinë, unë e bëj me dëshirë”– tregoi Shala.