Nje person ka ndërruar jetë dhe dy te tjere jane dëmtuar rende, pasi nje makine tip “Citroen” me targa te Durresit eshte aksidentuar. Nje person, identifikuar si shtetasi Armand Asllani e kane derguar te pajete ne morgun e morgun e Sarandes.
Nderkohe qe nje vajze dhe nje djale jane ne gjendje kritike per jeten. Aksidenti ndodhi prane fshatit Piqeras, Bashkia Himare. Nje automjet Mercedes-Benz me targa te Durresit eshte aksidentuar. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, në aksin rrugorë Sarandë-Piqeras, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip Citroen me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A.A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.