Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në rrugën Lezhë-Shkodër, në dalje të qytetit të Lezhës.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.