Një aksident, pasoja e të cilit shihen edhe ditën e sotme, është verifikuar mbrëmjen e kaluar në lagjen Rus të qytetit të Shkodrës.
Në rrethana që mbeten akoma për tu verifikuar, një automjet tip Volkswagen Golf, është përplasur jo me një por 5 makina të parkuara afër banesave të pronarëve të tyre respektivë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme njerëzore por vetëm materiale të mjetit Golf dhe 5 të tjerëve të “u morën para” nga ai.
Ndërkohë, pritet që policia të zbardhë versionin zyrtar të ngjarjes së pazakontë, në një qytet ku janë shpeshtuar aksidentet, sidomos ndaj këmbësorëve në vijat e bardha.