Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë. Një makinë është përplasur me një motoçikletë tek mbikalimi i Patokut.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, Aleks Gjini 32 vjec. Nga ana tjetër drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Priten informacione të tjera. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.