Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Thumanë në afërsi të Devernit. 3 makina, një ‘Benz’ me targë AA 385 TL’, një ‘Golf’ me targa ‘AB 700 XG’ dhe një ‘Benz’ tjetër janë përplasur ndërmjet tyre.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një person është nxjerrë nga makina, Dervish Allamani, shofer i njërit prej mjeteve, që mbeti i bllokuar në mjet.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë grupi hetimor dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin D. A., është përplasur me automjetin me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i automjeti D. A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.
Forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikses po nxjerrin 3 të lënduarit e tjerë nga automjetet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit.