Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Velganna të Italisë, ku 34-vjeçari Fran Marku ka mbetur I vdekur pas një aksidentit të rëndë automobilistik.
Makina me të cilën po udhëtonte shqiptari, ka devijuar nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen. Nga përplasja e fortë, shqiptari ka dalë nga makina duke përfunduar në asfalt, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Në makinën e tij ishte edhe një fëmijë, por fatmirësisht ai ka shpëtuar.