Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Dedaj të Pukës. Mësohet se si pasojë e aksidentit, një person ka ndërruar jetë.
Një motor është rrëzuar mbi një urë këmbësore, në kohën që ishte duke kaluar përroin. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës. Në këtë aksident, ka humbur jetën shtetasi L.M.
Pukë/Informacion Paraprak
Më datë 22.01.2021 në rrugën e fshatit Dedaj, Njësia Administrative Qelëz, Pukë një motorçikletë me drejtues shtetasin L. M. 50 vjeç banues në fshatin Ukth, Pukë, ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga ku si pasojë ka gjetur vdekjen.
Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.