Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fushë Arrëz pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë ndodhi në segmentin Qafë Mali-Fierzë. Sipas policisë, makina ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi Eduart D, drejtuesi i mjetit. Mesohet se dy persona kane mbetur te plagosur nga aksidenti. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por policia është në vendngjarje për zbardhjen e plotë të situatës.