Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, te vendi i quajtur kryqëzimi i Dajçit.
Furgoni me targa SH2947E, me drejues A.P 24 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë është përplasur me mjetin “Volkswagen” me targa SH2295E me drejtues S.H, 52 vjeç, banues në Shkodër.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët po marrin ndihmën e duhur mjeksore në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen jashtë rrëzikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes.