Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në aksin rrugor rural Iballe-Berishë. Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet M.D., dhe LL.P.
Mësohet se në automjet po udhëtonin dhe punonjës të IKMT Shkodër.
BalkanWeb mëson se një helikopter i ministrisë së Shëndetësisë është nisur drejt zonës së aksidentit, për të transportuar drejt spitalit të Traumës dy të plagosurit.