Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në afërsi të fshatit Trush, Shkodër, ka dalë nga rruga automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. Ç., 33 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi D. B., 42 vjeç, banues në Malësi e Madhe, të cilët po marrin mjekim në spital.
Ditën e djeshme, datë 18.07.2022, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit T. P., 56 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime mëtejshme.