Një aksident masiv ka ndodhur pranë tunelit të Kërrabës në aksin Tiranë-Elbasan para pak minutash. Mësohet se në aksident janë përfshirë 9 automjete dhe për pasojë është paralizuar qarkullimi i mjeteve.
Radha e automjeteve në afërsi të Tunelit arrin rreth 1 km. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet dhe po punojnë për normalizimin e qarkullimit të mjeteve.