Një aksident tragjik me pasojë humbjen e jetës së një 37-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugor Kuçovë- Belsh. Një automjet tip Benz që drejtohej nga një 22- vjeçar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset metalike.
Siç shihet edhe nga foto që ka siguruar ShkodraWeb, aksidenti është i rëndë, aq sa barriere mbrojtëse ka arritur që të tejkalojë mes për mes makinës duke i marrë jetën 37-vjeçarit U.Sh., i cili ishte pasagjer.
Shoferi K.K., ndodhet në gjendje të mire shëndetësore, ndërsa pa lëndime ka shpëtuar edhe një 14-vjeçar që po udhëtonte në këtë mjet, i cili pas ektaminimeve, është dërguar në banesën e tij. Drejtuesi, pasi është ekzaminuar në spital, është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime mbi aksidentin e rëndë.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi i automjetit.