Shkruan në Facebook Kreshnik ÇOLLAKU, deputet i PD- së: Aksidentet ne “Rrugen e Arbrit” ,nje tragjedi e paralajmeruar.I kam kerkuar ne menyre te vazhdueshme zv kryeministres dhe drejtueses se PS ne Qark Diber..,pertej cdo interesi politik apo partiak..,te shtohen ne menyre urgjente investimet ne qarkun e Dibres e sidomos ne “Rrugen e Arbrit”.
Nje rruge te pambaruar,pa ndricim e parametra te tjera sigurie edhe sikur cdo kilometer te vendosen patrulla policore nuk e zgjidhin dot situaten e sigurise rrugore.
Shume mire qe shtrohen kalldremet e Beratit,te Permetit ,shume mire qe hapen rruge nga Tepelena per bregdet. Shume mire qe nga Llogaraja kalohet me tunel ne jug te bregut…,por dhe ne Qark te Dibres ,Kuksit e ne Veri te vendit jetojne njerez,duhen rruge ,ndricim.
Duhen investime shteterore ne keto zona.
Ne seancen e fundit te parlamentit ia paralajmerova zv kryeministres kete situate te rrezikshme ne Rrugen e Arbrit. Mjerisht keto ngjarje me dhane te drejte.
Serish rrezik i shtuar ne keto akse rrugore do te jene ngricat qe duket jane ne dere. Veriu i vendit ka nevoje per investime strategjike dhe energjike.
Kjo eshte nje kerkese qe tejkalon interesat tona politike apo partiake. Kjo ka lidhje me pergjegjesine njerezore dhe shteterore.