Perseri aksident! Madje dy brenda pak minutave ne Shkoder, nje ne aks kombetar dhe nje ne zemer te qytetit. Deri tani raportohet vetem per te plagosur, fatmiresisht nuk ka viktima. Aksidentet jane bere te perditshme tashme. Jo vetem ne Shkoder por edhe ne Shqiperi. Ndoshta edhe vendet e tjera rrotull apo me larg kane aksidente. Por ne na intereson vendi yne dhe mbase ne raport me numrin e popullsise, kemi me shume se te tjeret.
Para disa viteve nese e kujtoni, u fol per ashpersim te sanksioneve per ata qe nuk respektojne rregullat e qarkullimit rrugor. Madje ne fillim kishte keshillim te policeve per shoferet dhe me pas nisen gjobat. Pavaresisht kesaj, situata nuk duket se eshte permiresuar. Aksidentet ndodhin mjaft shpesh. Ne shume raste me pasoja fatale edhe nese nuk ka vdekje. Tani ka me shume mjete me ardhjen e emigranteve. Keta te fundit thone se nuk dine te qarkullojne “vendalinjte”. Keta te tjeret thone se emigrantet jane mesuar me rruge e sinjalistike te mire ne perendim e nuk pershtaten ne Shkoder e Shqiperi. Punonjesit e policise, pavaresisht temperaturave shume te larta, vazhdojne te qendrojne ne krye te detyres. Eshte krijuar nje rreth vicioz, ndersa njerezit vazhdojne gjymtohen, plagosen, terrorizihen apo vdesin ne aksidente. Kjo “epidemi” e re qe po rritet frikshem nder shqiptare… /ShkodraWeb/