Famullitari i “Shën Shtjefnit” në Shkodër ka dashur të bashkëndajë me ndjekësit e tij ne Facebook një mesazh të rëndësishëm, lidhur me aksidentin tragjik të Velipojës ku humbën jetën 3 pjestarë nga një familje, teksa dy të tjerë janë në luftë me vdekjen në spital. Dom Vlashi në mesazhin e tij shkruan: “Shumë të dashtun e të nderum mi. Sapo u ktheva nga Velipoja që kurrë nuk e pash ma ngusht, ma në zi e ma të plagosun.
Kërkoj lutjen Tuaj për jetën e Noemit 10 vjeç, që humbi baben, vëllain e vogël e motren, n’dashtë Zoti ta ruajë në jetë si dashninë e vetme të mbetun të nanës. Lutjen tuaj…, për gjithë atë popull të përlotun, të gjunjëzumë dhe në zemer të plagosun.ryqi i kësaj ngjarje peshon ma shumë se mund të mbajnë familjarët… Le të shpresojnë edhe njëhere se bijtë e saj, engjëjt e pafajshëm, nuk mund të treten në errësinë apo në asgja… por shpirti i tyne kjoftë i perqafumë nga krahët e mëshirshëm dhe të mirë të Zotit.
Kurrë nuk do të dyshoj se Dashnia gjithmonë do të ngadhenjejë mbi vdekjen!
Dom Vlashi
Katedralja e Shën Shtjefnit – Shkodër.”