Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në rrugën nacionale Bulqizë-Burrel, në afërsi të Klosit. Një makinë tip “Golf” ka rënë brenda lumit Mat dhe nuk është bërë ende me dije sa persona udhëtonin brenda.
Detaje të mëtejshme nga kjo ngjarje nuk janë zbardhur ende. Grupi hetimor është nisur për në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.