Në aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Tamarë- Koplik ditën e sotme, në mes të dëmtuarve ishte edhe rapsodi i mirënjohur Jonuz Delaj. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një publikimi në Facebook gazetari Musa Kurtulaj.
“Me furgonin që pesoi aksident duke u kthyer pasdreken e sotme nga Kelmendi, po udhetonte edhe ai që tashme quhet ne menyre simbolike Lahutari i Bjeshkëve, Jonuz Delaj! Jonuzi është njeri nga të plagosurit në këte aksident dhe, pas kurimit në Spitalin e Shkodres, eshtë këthyer në shtepinë e tij në regjim shtrati!
Duke i uruar sherim sa më të shpejtë lahutarit legjendar dhe personve të tjerë të plagosur, po publikojme fotot e lahutarit,Jonuz Delaj, sot ne Logun e Bjeshkëve, 3 orë para se të ndodhte aksidenti”, shkruan gazetari Kurtulaj.
ShkodraWeb i uron shërim të shpejtë jo vetëm rapsodit të mirënjohur por edhe të gjithë të dëmtuarve në këtë aksident.