Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Sarandë-Ksamil, në zonën e njohur si Hidrovori. Ne aksident eshte perfshire nje cift italian, burre e grua, qe udhetonin me motor dhe jane perplasur me nje automjet sikunder e shihni ne foto.
Bëhet me dije se si pasoje e aksidentit ka vdekur ne vend gruaja, nderkohe qe burri eshte derguar ne spital ne gjendje te rende. Policia ka nisur hetimet per te zbardhur ngjarjen.
Njoftimi i policisë
Më datë 24.08.2018, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Sarandë – Butrint” në fund të Kanalit të Çukës ka ndodhur një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një personi.
Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali.
I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.
Po punohet për gjeneralitetet e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.