Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin irakian S. A., 29 vjeç, banues në Dubai, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Liria”, ka aksidentuar shtetasen A. M., 86 vjeçe (këmbësore), e cila për shkak të dëmtimeve të marra, është në spitalin rajonal të Shkodrës, në gjendje të rëndë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 30 vjeç, pasi është kapur duke transportuar me kamion, 15 m3 dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.