Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin Albert Pali, 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin me drejtues dhe pasagjer, dy 14-vjeçarë, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, për 14-vjeçarin që drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin kosovar A. F., 56 vjeç, dhe për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, për shtetasin E. N., 18 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Pentar, automjeti që drejtonte 56-vjeçari është pëplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi E. N. Nga përplasja është dëmtuar 18-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.