Në vijim të 2 informacioneve të dhëna ditën e djeshme, për 2 aksidente, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore:
-arrestuan shtetasin V. D., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në lagjen Draçin, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin shtetasin P. B., 70 vjeç. Si pasojë 70 vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” për drejtuesin automjetit, shtetasin F. L., 55 vjeç, pasi ditën e djeshme në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. S., 70 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.