Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar përfundimin e javës së nëntë të aksionit anti informalitet. Tatimet kanë bërë të ditur edhe disa nga rezultatet kryesore të aksionit si dhe ecurinë e procesit të faljes fiskale, i cili do të vazhdojë deri në fund të këtij viti.
Sipas tatimeve, ka vijuar procesi i fshirjes automatike i detyrimeve për periudhën përpara viteve 2010 dhe kompensimi me kredi si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014. Bizneset e reja të regjistruara kanë arritur 4602, ndërsa janë mbyllur me shkelje 541 biznese.
EDUKIMI DHE INFORMIMI
Shërbimi i Tatimpaguesve ka asistuar ballë për ballë 61,170 tatimpagues;
10,086 është numri i tatimpaguesve të kontaktuar për ligjin e faljeve;
Mbi 26,447 tatimpagues janë kontaktuar për të nxitur vetëkorrigjimin; 10,862 është numri i vizitave këshilluese të përfunduara
Janë organizuar 83 takime me komunitetin e biznesit në territor; Qendra e thirrjeve ka vijuar to ofrojë shërbimet në numrin e vënë në dispozicion për çdo problematikë dhe suport ndaj çdo tatimpaguesi duke asistuar rreth 14,117 telefonues, si dhe përdorues to live chat.
MBLEDHJA E DETYRIMEVE TE PRAPAMBETURA
Ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve to prapambetura, ku gjate kësaj periudhe, numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht është 2,756 dhe vlera është 2 miliard e 190 milionë leke.
Ka vijuar procesi i fshirjes automatike të detyrimeve për periudhën përpara vitit 2010 dhe kompensimi me kredi, si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues qe kanë paguar principalin, më shumë se 28,535 tatimpagues kane përfituar dhe ky proces vijon ende. Si rezultat i këtij procesi shuma e detyrimit të falur është 17.184 miliard leke dhe përdorimi i kredisë për shlyerje to detyrimeve në nivel principal, është në vlerën 1.697 miliard lekë.
HETIMI TATIMOR DHE ZBATIMI
Strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikimet në territor, janë verifikuar 23,644 subjekte ku 20.5% e tyre kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar. Janë futur në skemën e sigurimeve shoqërorë gjatë nëntë javëve to para të aksionit 935 punonjës që janë konstatuar të padeklaruar dhe janë mbyllur 541 subjekte të paregjistruara në organet tatimore si dhe për shkelje të tjera si mos lëshim kuponi për herë të dytë.
Janë regjistruar 4,602 subjekte të reja./monitor/