Nje akt heroik kane kryer sot Vrojtuesit e Plazhit ne Shengjin. @lucjano_marku dhe @bekris_dragusha me shume guxim kane shmangur nje tragjedi te vertete. Tre pjestare te nje familje nga Ferizaj i Kosoves, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kane rrezikuar jeten.
Ne momentin kur 3 te rrezikuarit po luftonin me rrymat e krijuara nga dallget e medha, me shume profesionalizem Luçjano dhe Bekrisi kane nderhyre dhe i kane transportuar te rrezikuarit me ne thellesi deri ne kufirin e lejuar per notim.
Djemte tregojne se kane zgjidhur tapat kufizuese dhe kane ndihmuar te rrezikuarit te mbahen ne to. Me udhezimet e Vrojtuesve, stafi i sigurise se Princ Adriatik Resort te ndihmuar edhe nga pushuesit jane lidhur dore me dore per ti kaluar atyre litarin e rulit statik te Vrojtuesit.
Fale Zotit 🙏 te 3 te rrezikuarit jane nxjerre ne breg dhe gezojne shendet te plote. VROJTUESIT E PLAZHIT SHPETOJNE JETE! FREKUENTONI PLAZHET ME VROJTUES! /Publikuar në Facebook nga Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpetimit ne Uje”/