Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Akte të tilla do të marrin dënimin e merituar! Një sjellje aspak normale që dëmton imazhin dhe investimet publike të qytetit tonë.
Falë ndërhyrjes së Policisë së Shkodrës është bërë ndalimi, ndërkohë që të tilla sjellje do të marrin ndëshkimin e merituar! Korsitë janë hapësira të dedikuara për biçikletat dhe jo për mjetet e tjera që rrezikojnë sigurinë e pedaluesve.