Aktori i njohur i humorit, Koço Devole, i diagnostikuar me Covid-19, është vendosur ditën e sotme në intubim. Burimet konfirmojnë se gjendja e aktorit të njohur është përkeqësuar.
Ai po trajtohej pranë Spitalit Infektiv, ndërkohë që burimet bëjnë me dije se ai ishte negativizuar nga koronavirusi, por situata e tij shëndetësore është përkeqësuar.
Mësohet se Koço Devole vuante dhe nga një tjetër sëmundje. Infektimi me Covid-19 duket se i ka shkaktuar pasoja të rënda aktorit të madh, duke detyruar mjekët ditën e sotme ta trajtojë me respirator. /PanoramA/