Sot ishte hera e parë në 20 vite karrierë, që shkova në punë i mërzitur, dola në skenë pa e patur fare mendjen aty. Si asnjëherë në jetën time, doja me shume të ikja nga puna, se sa të rrija aty, sepse nuk më bëhej ti shihja kolegët në sy.
Kisha frikë se mos e lëshoja veten, kisha shumë frikë. Sot xhiruam shfaqjen e fundit të Klanifornias. Nuk më mërzit fakti që s’do ketë me Klanifornia, se çdo spektakël ka ciklin e vet. Me prek vetëm ideja që nuk do takohem çdo ditë, siç kam bërë këto 15 vitet e fundit me familjen time të dytë, me kolegët dhe bashkëpunëtorët e mi, me të cilët kemi ndarë jo vetëm skenën, por edhe gëzimet dhe hallet e njeri- tjetrit, miqësinë që do jetë e përjetshme dhe mbi të gjitha pasionin për profesionin.
I dua të gjithë pa pëerjashtim, janë pjesë e jetës sime dhe sigurisht pjesa më e rëndësishme e karrierës sime. Prandaj, sot vetëm ju dua t’ju falenderoj, meritoni gjithë duartrokitjen time të zemrës.
Ju uroj me gjithë shpirt, që si ju dhe unë bashkë me ju, të jemi dinjitoz dhe të suksesshëm kudo që të shkojmë, në çdo projekt në vazhdim. Është nder për çdo televizion të ketë në përbërjen e tij djem e vajza të talentuar, siç jemi ne, Familja e Madhe e Apartamentit 2XL dhe Klanifornias. /Nga Julian DEDA, publikuar në Facebook/