Aktori i njohur Neritan Liçaj, ka reaguar ashpër në një postim në rrjetin social Facebook, ndaj Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Reagimi i aktorit vjen menjëherë pas shkrirjes së dy teatrove, atij Metropol dhe Eksperimental në Tiranë.
Liçaj e ka krahasur Kumbaron me ish-Ministren e Kulturës gjatë sistemit komunist Tefta Cami.
Statusi i aktorit Liçaj:
Moj ministria e rraskapitur Kumbaro…o me e paafta nga të gjithë ministrat e kulturës që ka parë ky vend, madje dhe sa Tefta Cami.
O “akademikja”e çizmeve të mia që sdi të dallosh teatrin antik nga amfiteatri, që ngatërron Krishtlindjen me Pashkët, që hap dyqan qoftesh në Butrint dhe pse mbrohet nga UNESCO.
Që bën ligj për trashëgiminë e denje vetëm për një armike të vendit të vet dhe historisë së tij, që nepotizmin në institucionet e artit e ke si gjënë më normale.
Ka veting zysha e frengjishtes,mos harro..sdo e kalosh kollaj dhe do japesh llogari për te gjitha cke bere si ministre nga te korruptuarit qe i bere gjithckaje…te TEATRI KOMBETAR EKSPERIMENTAL,TEATRI KOMBETARE e deri te vilat e shtrenjta qe keni porositur ti dhe yt vella sapo u bere ministre!
E ke shume keq punen prandaj kujdes se ske parë gjë akoma. Tani do bëjmë hesapet, mos kujto se do shkosh jashtë dhe do shpëtosh, harroje! Ketu do i lash të gjitha, të siguroj për këtë!