Është përcjellë për në banesën e fundit presidenti i televizionit “Fax News”, Kasëm Hysenbelliu, i cili u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare pas një beteje me COVID-19, të cilën nuk mundi ta fitonte me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe mbështetjen e familjes.
Mes duatrokitjesh të panumërta dhe lotëve që nuk shteronin, trupi i pajetë i presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli është përcjellë për në banesën e fundit.
Shumë miq, gazetarë, njerëz të botës së biznesit, politikës, ishin të pranishëm për ti dhënë lamtumirën e fundit, arkitektit të medias së lirë dhe të pavarur, që ishte gjithmonë në krah të popullit të lirë.
Homazhet u zhvilluan pranë Hotel Prestige, ndërsa rreth orës 11:00 trupi u nis për në Varrezat e Sharrës.
Kasem Hysenbelliu, presidenti i televizionit Fax News dhe ish-drejtues i grupit mediatik News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare, Radio RASH dhe gazetës “Panorama” u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm në spitalin “Medical Park Florya” në Stamboll.
Hysenbelliu themeloi dhe administroi televizionin ‘Fax News’ që nga tetori 2017, ndërsa për vite me radhë drejtoi me përkushtim e sukses, grupe të rëndësishme mediatike, si Gazeta Panorama, e për vite me radhë televizionin News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare e Radio Shqiptare.
I martuar, baba i dy fëmijëve, Kasem Hysenbelliu do i mungojë familjes, por edhe të gjithëve që e njohën dhe punuan me të. Ndarja e parakohshme dhe e papritur e tij nga jeta ka sjellë reagimet e shumë gazetarëve, personaliteteve, miqve e kolegëve.