Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Shkodër bën me dije se nga kontrolli i ushtruar në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit në nje ngarkese me 4043 kg pije energjike RED BULL (produkti vinte nga Rumania me vend origjine Austri dhe importohej nga Barcen Distribution shpk) u konstatua qe produkti nuk plotësonte kërkesat ligjore te importit (mangesi ne dokumentacion shoqerues).
AKU bllokoi fillimisht ngarkesa dhe i kerkoi subjektit plotesimin e mangesive ne dokumentacion shoqerues. Pas kalimit te afatit kohor per plotesimin e mangesive ne dokumentacion dhe ne kushtet kur subjekti nuk paraqiti dokumentacionin e nevojshem per te garantuar sigurine e produktit sipas kerkesave ligjore te importit, AKU urdheroi kthimin e produktit ne vendin nga ku eshte importuar.