Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas gjuajtjes të Ramës me këpucë është jo vetëm në qendër të vëmendjes së mediave por edhe të politikës.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga selia e LSI-së për “360 Gradë” në Ora News, Monika bëri një deklaratë të fortë duke thënë se ish-ministri i Brendshëm Tahiri ka përdorur fëmijë deputetësh si transportues droge.
Kryemadhi: Ka deputetë në Kuvend që fëmijët e tyre janë përdorur si transportues nga z.Tahiri dhe të tjerë.
Gjokutaj: Kjo është shumë e rëndë!
Kryemadhi: Kjo është e vërtetë dhe e dinë shumë mirë ata. Prandaj duhet të sensibilizojmë të gjithë deputetët, mësues, gazetarë.