Pas denoncimit të bërë publik pak më parë nga ish kreu i qeverisë, Sali Berisha ku një punonjës i portit të Durrësit denonconte atë çfarë kishte bërë Paulin Ndreu, ka reaguar i vëllai i tij, deputeti i PS-së , Pjerin Ndreu.
Me një citim filozofik, ai i konsideron këto mashtrime.
“Njerëzit janë shumë të thjeshtë dhe shumë të prirur për t’iu bindur nevojave të menjëhershme saqë një mashtruesi nuk do t’i mungojnë kurrë viktimat për mashtrimet e tij ” Makiaveli”, shkruan Ndreu.
FACT CHECK: ShkodraWeb synon t'ju informojë në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Nëse ju konstatoni se ka ndonjë pasaktësi të mundshme, jeni të lutur të na e raportoni këtu