Autoritetet në SHBA janë vënë në alarm pas njoftimeve për një pako të dyshimtë pranë Shtëpisë së bardhë në Washington. Pakoja e dyshimtë si eksploziv është gjetur pranë gardhit të Shtëpisë së Bardhë.
Shërbimet e sigurisë kanë rrethuar zonën, ndërsa është arrestuar një i dyshuar. Shërbimi Sekret refuzoi të përpunonte menjëherë incidentin, zëdhënësja e policisë së Uashingtonit, Margarita Mikhaylova tha se autoritetet po hetojnë një paketë të dyshimtë jashtë Shtëpisë së Bardhë, sipas Washington Post.