Situatë alarmante te Vllaznia! Pas mbrojtësit Erdenis Gurishta, “Panorama Sport” raporton se një tjetër futbollist titullar ka rezultuar pozitiv.
Dyshohet se i prekuri i dytë në klubin shkodran është mbrojtësi kryeqytetas Eni Imami.
Gjithashtu raportohet se ditën e sotme ka kryer tamponin edhe zv.trajneri Plori, teksa priten me ankth përgjigjet.
Ekziston frika për një shpërthim në masë të virusit te skuadra shkodrane.