Kriza e pandemisë ka prekur biznesin në të gjithë botën dhe sigurisht vendi ynë nuk bën përjashtim. Por si një ndër vendet me ekonomi të dobët në Ballkan dhe më gjërë, sigurisht kriza shkon me tej duke thelluar varfërinë.
Mjafton një vëzhgim në Shkodër për të kuptuar se post- izolimi i 3 muajve ka bërë që biznese të pakonsoliduara por edhe te tjera me 20 vite në treg kanë shpallur falimentin. Një situate kjo që rëndon ekonominë e Shkodrës dhe banorëve të saj. Agjenti i shitjeve Armando Lohja pranon situatën problematike teksa thotë se 1 në 3 dyqane jepet me qera. /Tv1 Channel/