Punimet që është duke kryer OSHEE në nënstacionin e Fushë Krujës gjatë ditës së sotme, kanë bërë që Shijaku dhe disa fshatra të tjerë përreth, të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm.
Ujësjellës Kanalizime Durrës, bën me dije se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Eklektike ka nisur remontin që ditën e djeshme dhe nuk i ka përfunduar ende punimet, duke bërë kështu të pamundur që stacioni i pompave në Fushë Krujë të vihet në punë.
Njoftim i Ujësjellës Kanalizime Durrës:
Për shkak te punimeve që po kryen OSHEE në nënstacionin e Fushe Krujës gjatë ditës së sotme, qyteti i Shijakut dhe fshatrat përreth do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm. UKD bën të ditur se OSHEE ka nisur remontin qe ditën e djeshme dhe nuk ka përfunduar akoma punimet. Për këtë arsye stacioni i pompave në Fushë Krujë nuk mund të vihet në pune. UKD kërkon mirëkuptimin e qytetareve.
Faleminderit!