Pesëmbëdhjetë vende të BE-së, përfshirë edhe Hong Kongu-n dhe Zvicrën, kanë marrë vezë të kontaminuara me insekticid fipronil, thotë Komisioni Evropian. Vezët e kontaminuara janë shpërndarë në Suedi, Francë, Britani, Austri, Irlandë, Itali, Luksenburg, Poloni, Sllovaki, Slloveni dhe Danimarkë.
Komisioneri Europian për sigurinë e ushqimeve u ka bërë thirrje vendeve të BE-së që të ndalojnë së fajësuari njëra-tjetrën për skandalin e vezëve të kontaminuara. Komisioni Europian pritet të mbajë një mbledhje më 26 shtatorë në lidhje me këtë çështje. Analizat laboratorike zbuluan se një sasi e madhe vezësh që vijnë kryesisht nga Holanda janë kontaminuar me fipronil, insekticid i ndaluar në industrinë ushqimore të BE-së.