Siç është bërë e njohur gjatë ditës së sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza, me shkresën nr 2480 datë 6/9/ 2024 ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme pranë Këshillit Drejtues të RTSH nga posti.
Deri në këtë moment, nuk janë bërë të njohura shkaqet që detyruan Pezën të japë dorëheqje pa paritur dhe të parevokueshme ku u zgjodh më shumë se një vit më parë nga Këshilli Drejtues i RTSH- së.
Ndërkohë, Statuti i RTSH- së përcakton se kush do të ushtrojë funksionin e drejtorit të përgjithshëm deri në momentin që Këshilli Drejtues i RTSH- së, do të zgjedhë pasuesin e Alfred Pezës.
Të gjitha funksionet do ti kalojnë Aurora Polos, aktualisht zëvendësdrejtore e përgjithshme e RTSH- së, e zgjedhur disa javë më parë nga Këshilli Drejtues, pas propozimit të Alfred Pezës.