Edhe kreu i BDI- së, Ali Ahmeti është ftuar në Gjykata Speciale në Hagë për intervistim, në cilësinë e deshmitarit. Ahmeti ka bërë vetë me dije këtë për TV 21 në Maqedoninë e Veriut duke pohuar se është ftuar dhe do të shkojë për intervistim në Hagë.
Këto intervistime vijnë fill pas publikimit të akt-akúzës nga Prokuroria Speciale e Hagës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe ish- lúftëtarë të UÇK-së.
Nuk dihet nëse intervistimet e Thaçit apo Ahmetit kanë lidhje me njëra- tjetrën, por tashmë një tjetër lider politik shqiptar duhet të paraqitet para Hagës për veprimet e kryera në të shkuarën gjatë lúftës.