Ambasada Amerikane ne Tirane ka dale sot me nje ftese per te gjithe shqiptaret. Me nje postim ne faqen e saj ne Facebook, ambasada ben thirrje per solidadizim dhe bashkim ne ecjen vjetore me biçikleta në Tiranë, nesër, 13 maj, ne kuadrin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. Dite ne te cilen Aleanca LGBT dhe ProLGBT do te bejne xhiron me bicikleta.
Mesazhi i ambasades
Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Aleanca LGBT dhe ProLGBT do të mbajnë ecjen vjetore me biçikleta në Tiranë, nesër, 13 maj, në orën 11, përpara Pallatit të Kongreseve. Bashkohuni me ne në mbështetje të komunitetit LGBTI kundër diskriminimit dhe homofobisë.