Në ditën e prezantimit zyrtar para vartësve të saj, ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu pritet të shkojë në Prokurorinë e Përgjithshme për të zhvilluar një takim me Kryeprokuroren e Përkohshme Arta Marku.
Pas takimeve që pati dje me krerët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, Donald Lu do takohë edhe kryeprokuroren Arta Marku.
Siç ndodh zakonisht, thuajse në asnjë takim të kryediplomatit amerikan në Tiranë, nuk ka informacione zyrtare mbi temat e takimeve. Por vizita e pritshme në zyrën e prokurores Marku, mund të lexohet si inkurajim për 41- vjeçaren që erdhi në krye të organit të Akuzës vetëm disa ditë më pare.