Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar në Prokurori, Forcën Operacionale pas gjetjes së një linje interneti të paautorizuar në institucionin e rëndësishëm të Policisë së Shtetit.
Ka dyshime se përmes linjës së paautorizuar të internetit janë shpërndarë të dhëna. Ky kallëzim i AMP është bërë në muajin korrik dhe është mbajtur “top sekret”.
“AMP ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës, Forcën Operacionale në muajin korrik. Ka dyshime të forta se në Forcën Operacionale është përdorur një linjë interneti e paautorizuar dhe ka dyshime të forta se mund të kenë rrjedhur të dhëna sekrete, po ashtu mund të kenë shpërdoruar detyrën zyrtarë të Forcave Operacionale.
Sipas burimeve, kallëzimi është mbajtur top sekret dhe sipas shortit të hedhur nga Prokuroria e Tiranës, hetimi po kryhet nga Prokurori Dritan Nushi.
Hetimet pritet të nxjerrin në dritë të dhëna dhe është mbajtur top sekret nga hetuesit deri më tani. Prokuroria ka dyshime se është përdorur për shpërndarjen e të dhënave”, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Kallëzimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është bërë para se ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri të arrestohej për lidhje të dyshuara me krimin.
Ai u shfaq në dosjet e SPAK duke bashkëpunuar me personazhe të botës së krimit dhe biznesmen të arrestuar si porositës i disa vrasjeve.